Klodian Keqi dyshohet se është autori i vrasjes së Luan Hushit në fshatin Zgërdhesh të Fushë Krujës.

Sherri nisi për disa dru, ndërsa Keqi më pas goditi me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarin e tij duke i shkaktuar plagë të rënda në bark.

Viktima u transferua menjëherë në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë pak orë më vonë.