Policia e Tiranës ka njoftuar se është arrestuar autori i plagosjes së punonjësit të policisë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë së Tiranës bëjnë me dije se ai është Ramadan Njazi, 20 vjeç, banues në Kamëz, i cili plagosi me thikë gjatë orarit të shërbimit punonjësin e patrullës.

Autori i plagosjes, shtetasi Ramadan Njazi, është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

NJOFTIMI I POLICISË

Kapet autori plagosjes së punonjësit të policisë.

Shërbimet e policisë Tiranë kapën shtetasin Ramadan Njazi, 20 vjeç, banues në Kamëz, i cili plagosi me thikë gjatë orarit të shërbimit punonjësin e patrullës Z.P., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes, shtetasi Ramadan Njazi, është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurial