27shtator 2015 – Pas një aksioni që zgjati 12 orë, Policia e Shtetit kapi personin e akuzuat se qëlloi me armë ndaj forcave që po asgjësonin bimët narkotike në Shosh Dukagjin.
Gjin Guri, 38 vjeç, ishte person i shumëkërkuar. Ai ishte dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”. Gjatës kohës në arrati ai dyshohet se qëlloi me armë ndaj policisë në fillim të këtij muaji.
/portali DurresLajm/