Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e 59-vjeçarit Musa Haxhi në Sarandë. Mësohet se ai ka qëlluar veten me pushkë gjahu në gjoks për t’i dhënë fund jetës pas një debati në familje.

Ai u dërgua në spitalin e Sarandës dhe më pas është transportuar për tek Trauma në Tiranë me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore.

Saçmat mësohet se i kanë dëmtuar mushkërinë.

Shkak për ngjarjen është bërë një debat që kanë pasur në familje. 59-vjeçari mësohet se ishte i divorcuar nga gruaja, me të cilën kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Para se të qëllonte veten i ishte drejtuar familjarëve: “S’dua asnjë nga ju, vetëm djalin.”