Një 13-vjeçar në Romë, i cili u plagos rëndë nga një plumb në kokë teksa po luante me armën e vëllait të tij, ka ndërruar jetë.
Vdekja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm (7 prill), në spitalin San Camillo në Romë, ku ndodhej i shtruar që prej të shtunës.
Kur mbërriti në urgjencë, mjekët ndërhynë menjëherë në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë.
I mituri ndodhej në shtëpi së bashku me babain dhe vëllain e tij. Ky i fundit dyshohet se ka lënë armën e çmontuar në një tavolinë dhe ka shkuar të bëjë dush. Ndërkohë, në mungesë të vëllait, 13-vjeçari ka marrë pjesët e ndryshme të armës dhe ka tentuar t’i rimontojë, një ngjarje që më pas rezultoi në tragjedi.