Një person është arrestuar në flagrancë dhe i biri është shpallur në kërkim për shkak se kanë qëlluar me automatik në derën e banesës së një shtetasi. Ngjarja ndodhi një natë më parë në fshatin Nikel, Krujë dhe pas një një pune hetimore të specializuar dhe intensive, Specialistët për Krimet kanë bërë të mundur zbardhjen dhe  dokumentimin e plotë të ngjarjes duke vënë në pranga Sabah Bramën 47 vjeç, banues në fshatin Buranë, Nikël, Krujë dhe kanë filluar procedimin penal për të birin K. Brama, 19 vjeç si dhe po punohet për kapjen e tij.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, më datë 18.08.2016, në orën 02:00, në Nikël, Krujë, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik në derën e jashtme të rrethimit të  banesës së shtetasit P.K. 53 vjeç.

Shtetasi P.K. është paraqitur në orën 07:00 të datës 18.08.2016 në ambjentet e Komisariaitit të Policisë Krujë, i cili ka bërë kallëzim, duke pohuar se gjatë natës kanë qëlluar në drejtim të portës së oborrit.

Për pasojë janë shkaktuar vëtëm dëmë materiale.

Menjëhërë kanë shkuar në vendngjarje Efektivat e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale, identifkimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sabah Brama u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth 2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

• bimë narkotike të mbjella, të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

I arrestuari është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veparave penale kundër pronës.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vepratpenale "Kanosja", “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, ‘Kultivimi i bimëve narkotike”dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenet 84,278/2, 150, 284, 283, 25  të Kodit Penal.