Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë qëlluar me armë gjahu në drejtim të punonjësve të policisë.
Në pranga ranë shtetasit Luan Shyti, 47 vjeç dhe djali i tij Halil Shyti, 21 vjeç, të dy banues në Krahës, Memaliaj. Të dy këta shtetas u kapën në parcelat e mbjella me bimë narkotike në lagjen Llakaj, Krahës- Tepelenë.
Në momentin që Shërbimet e policisë kanë shkuar për të asgjësuar bimët narkotike shtetasi Halil Shyti ka qëlluar me një armë gjahu teke të cilën e mbante pa leje në drejtim të punonjësve të policisë, ku ka mbetur i dëmtuar punonjësi i policisë A.H.


