PERMET, 13 maj 2013– Një pasagjer i cili udhëtonte nga Këlcyra drejt Përmetit është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në mjetin taksi me të cilin udhëtonin dy persona, ku shtetasi Andi Naci, 28 vjeç nga qyteti i Përmetit është qëlluar me pistoletë nga një tjetër pasagjer që gjendej në mjet duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Autori i ngjarjes menjëherë pas krimit është larguar në drejtim të paditur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët po bëjnë dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes.

Nga ana e bluve po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Mësohet se Andi Naci ishte i divorcuar, ndërsa ende mbeten të paqarta lidhjet mes tij dhe të dyshuarit si autor i vrasjes.