Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Pukës gjatë natës, rreth orës 00:40 pas mesnate disa metra larg Hotel “Turizmit”.
Pak orë pas të shtënave me armë zjarri në Pukë, policia identifikon autorin.
Mesohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi me iniciale K. .P, 26 vjeç.
Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili ka qëlluar në lëvizje nga mjeti i tij “Maserati”.
Policia thekson se në ngjarjen e ndodhur pranë hotel “Turizmit” ka gjetur 4 gëzhoja pistolete.





