KAMEZ, 19 shkurt 2013– Kapet në kushtet e flagrancës shtetasi Mergjon Izet Selmanllari, 34 vjec, i cili ishte duke qëlluar me armë zjarri automatike në ajër pas një konflikti të castit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë bënë të mundur kapjen e menjëhershme të tij, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, prishje të rendit e qetësisë publike, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.





