Një person në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Brataj të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta midis autori, me iniciale A.F dhe shtetasit K.L.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 21:05, në fshatin Brataj, Selenicë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., dyshohet se shtetasi A. F., rreth 53 vjeç, në gjëndje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.