Nga specialistët për hetimin e krimit në komisariatin e policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi L.M, 17 vjeç, banues në Burrel. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen "Drita", të qytetit Burrel, ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë Mat, u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Vijon puna nga ana e policisë për gjetjen e armës që ka përdorur autori.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake", “Prishje e qetësisë publike", parashikuar nga nenet 278/2, e 274 të Kodit Penal.