Behar K, 51 vjeç, nga fshati Zhitom i Poliçanit u arrestua nga Policia, pasi i nguli thikën dhëndrit të vet dhe iu kanos me egërsi së shoqes, K.K. 51 vjeçe, që u përpoq ta ndalonte. 

Sherri ndodhi në shtëpinë e dhëndrit në Berat. Ky i fundit, O.Xh, 30 vjeç, u plagos lehtë nga thika dhe u detyrua të shkonte në spital për t'u mjekuar. Policia tha se pas mjekimit, u largua për në banesë. 

Kryefamiljari do të ndiqet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Dhuna në familje".