29 tetor 2015 – Tenton të vrasë me thikë ish-kunatin e tij, arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes, Majkëll Raga, 20vjeç, banues në fshatin Linas të Cërrikut.
Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në fshatin Linas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë ish-kunatin e tij , 32-vjeçarin F.M., banues në fshatin Shtëpanjë e Cerrikut. Motra e të riut ishte martuar më parë me të dëmtuarin, por për shkak të konflikteve martesa u zgjidh.
Pavarësisht kësaj, mosmarrëveshjet mes dy familjeve nuk ishin shuar. Sipas policisë, 32-vjeçari u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa, ish-kunati akuzohet për “Vrasje të mbetur në tentativë”.
/portali DurresLajm/