Policia greke ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, i cili qëlloi me thikë në zemër një bashkatdhetar 22-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Kostur mbrëmjen e së shtunës.

Sipas mediave vendase, autori ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe u konfliktua me të riun nga Shqipëria, me të cilin dukej se kishte një konflikt të hershëm. Gjatë sherrit mes tyre, ai qëlloi me thikë në zemër të riun dhe u largua.

Mediat greke raportojnë se ai është në gjendje të rëndë dhe është transferuar në një spital të Selanikut.

Ndërsa autori gjatë gjithë mbrëmjes të së shtunës dhe së dielës ka qenë në kërkim nga policia. Në fakt, ai është një emër i njohur për policinë, por identiteti nuk bëhet me dije.