Një 59-vjeçar nga Pogradeci ka tentuar të vrasë veten me pistoletë mesditën e sotme.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai është L.F, 59-vjec, i cili ka qëlluar veten me një plumb në kokë. Personi në fjalë është nisur me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.

Njoftimi i Policise Pogradec

Më datë 18.04.2017, në lagjen nr 1, buzë liqenit, shtetasi L.F, 59 vjeç, banues në Pogradec, i ndodhur në kushte depresioni, ka tentuar të vetëvritet duke qëlluar veten me një armë zjarri tip pistoletë e markës “Ekol” të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente.

Ky shtetas si pasojë e plagëve të marra është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar arma tip pistoletë me të cilën ka qëlluar veten, 2 gëzhoja dhe nje letër e shkruar nga ana e këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentativë”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 99, 22 dhe 287 të Kodit Penal.