Gjashtë shtetasit sirianë të cilët qëlluan ndaj efektivëve të policisë dhe tentuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin Kosovë-Shqipëri janë lënë në burg pa afat nga Gjykata e Kukësit.
Sirianë akuzohen për vrasje të punonjesve të policise e mbetur në tentative, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve e municioneve dhe kalim të paligjshem të kufirit.
Përplasja me armë ndodhi në daten 26 maj 2023 pas tentativës për kalimin e kufirit Shqipëri-Kosovë.
Në aksionin e përbashkët mes policisë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës pati shkëmbime zjarri e për pasojë një polic i kufirit mbeti i plagosur në këmbë.
Pasi janë përballur me policinë dhe nuk kanë mundur të kalojnë drejt Kosovës, ata janë kthyer nga efektivët shqiptarë dhe i kanë qëlluar me armë.