Katër punonjës policie të “Shqiponja” në Lezhë janë pezulluar nga detyra pasi kanë qëlluar me armë në ajër  për të festuar ditëlindjen e shefes së tyre.

Policët akuzohen për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese” dhe ndaj tyre ka nisur një hetim disiplinor.

Pezullimi erdhi pas videos se publikuar ne rrjetet sociale ku policët qëllon në ajër teksa po festonin ditëlindjen e shefit.

Sipas burimeve te pezulluar nga detyra jane inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M dhe ndaj tyre strukturat e SHÇBA-se kanë filluar procedim penal.