“Kam një amanet, të hedh një grusht me dhe në varret e të parëve të mij e më pas të vdes rehat”– kështu thotë Qemal Haxhi, 60 vjeçari, i cili sapo ka përkujtuar në Qafë Botë me të gjithë pasardhësit e Çamërisë, genocidin grek ndaj kësaj popullsie. Në Paramithi ka shtëpinë e tij, e cila është kthyer në shkollë, por ai nuk ka marrë dot kurajon ta vizitojë asnjëherë, edhe pse, me të gjitha mënyrat përpiqet që të ruajë traditën çame ashtu si edhe babai i tij, Selfua e trashëgoi tek fëmijët e tij.
“Kam frikë të shkoj, nuk e di ç’mund të na gjejë, por Shpëtim Idrizi na ka premtuar që do të vërë një autobus në dispozicion për në të moshuarit, që të vizitojmë trojet e të parëve tanë. Lufta e genicidi nisi nga shtëpia e gjyshit tim, grekët vranë mizorisht gjyshin, gjyshen, vëllezërit e tij e shumë të afërm. Babai me dy vëllezër më të vegjël, dhe tre vajza të xhaxhait shpëtuan. Ishin të gjithë të vegjël, kur u arratisën e erdhën në Shqipëri. Babai ishte 14 vjeç dhe me vete mori kushërirat e para që i pati si motra. Nga gjithë ai fis i madh në Paramithi shpëtuan vetëm të vegjlit”thotë Qemali që herë pas here qan, teksa kujton historitë që i ka trashëgim nga i ati i tij.
Qemal Haxhi ka punuar gjithë jetën e tij në Hekurudhë e së fundmi ka hapur një lokal në Durrës. Aty përpiqet të mbledhë komunitetin çam. Për 14 vjet me radhë ka shkuar në Qafë Botë dhe prej andej sjell nga një gur, që i kujtojnë vendin prej nga erdhën të parët e tij.
Një hartë të vjetër të Çamërisë e ka trashëgim nga babai i itj, i cili e solli në 1945 nga Paramithia.
Por çfarë po bëhet me pronat e çamëve që mbetën në Greqi? Qemali mbledh supet e thotë se atë e di shteti.
“Unë kam patur frikë të shkoj në Greqi vetëm. Tani rroj që kulturën çame ta trashëgoj tek dy fëmijët e mij” thotë ai.
Kohët e fundit Qemal Haxhi ka publikuar edhe një revistë kulturore “Krahu i Çamërisë” me qëllim promovimin e vlerave çame.
Ndiqni më poshtë intervistën e plotë:





