Festa e titullit të yllit të dytë të Interit ishte e shfrenuar, me Denzel Dumfries i cili i kaloi “vijat e kuqe” në një moment ekzaltimi. Gjatë festimeve, mbrojtësi holandez ngriti një pankartë në të cilën përshkruhej vetë ai duke mbajtur lidhur me zinxhir një qen, koka e të cilit ishte Theo Hernandez.

Më konkretisht, ky qen ishte mbrojtësi i Milanit, me të cilin u përplas ashpër gjatë derbit të fundit të Madoninës (të dy u përjashtuan me kartonë të kuq). Prokuroria e FIGC ka marrë pamjet ofenduese dhe do të hapë një dosje për këtë rast.

Referuar nenit 4 të Kodit të Drejtësisë Sportive, i cili i detyron anëtarët për ‘besnikëri, korrektësi dhe ndershmëri’, si lojtari, ashtu edhe Interi nuk do të shpëtojnë pa gjoba. Siç ka ndodhur në të kaluarën, në këto festa të egra është e lehtë të kalosh nga euforia në shfaqje të ndaluara sportive, të cilat janë të dënueshme.

Rasti i Dumfries është vetëm i fundit në një seri të gjatë, me një fund të shkruar tashmë: gjobë për lojtarin dhe për klubin përkatës. Në vitin 2022, me rastin e festës së titullit të Milanit, vetë Theo Hernandez, së bashku me shokët e tij të skuadrës Krunic, Maignan dhe Tonali, u dënuan me nga 4 deri në 5 mijë euro secili, si dhe 12 mijë euro klubi kuqezi, pikërisht për një pankartë të diskutueshme të shfaqur kundër Interit.

Pak ditë më vonë, lojtari i Romës, Nicolò Zaniolo, lëshoi ​​brohoritje fyese ndaj Lazios gjatë festës së fitores në “Conference League” dhe pagoi një gjobë prej 4 mijë eurosh.