Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qendre ciklonare pozicionuar mbi rajonin e Ballkanit.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 8-12m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 11 deri 20°C
në zonat e ulëta 15 deri 29°C
në zonat bregdetare 16 deri 27°C