Te Teuta përveç afrimeve në skuadër, po punojnë edhe për spastrimet. I fundit që është larguar nga skuadra durrsake është mbrojtësi Kenan Hrljiç.

Boshnjaku ka ndërpresë kontratën me Teutën dhe tani është një lojtar i lirë për të gjetur skuadër të re. 22-vjeçari u bashku me Teutën në merkaton e janarit, por aventura me durrsakët ka zgjatur shumë pak.

Njoftimi i klubit:

KF Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Kenan Hreljic. Boshnjaku ka ndërprerë sot marrëveshjen me Teutën. Klubi falënderon Kenan Hreljic për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë.