Qendra e qytetit të Durrësit është kthyer në një ring të vërtetë ku janë ndeshur disa nga kampionët e Shqipërisë dhe Kosovës të grupmoshave të ndryshme.
Aktiviteti që ka si synim promomivimin e sportit të boksit është zhvilluar mbrëmjen e së dielës në sheshin “Liria” përballë bashkisë, i cili u ndoq nga shumë qytetarë durrsakë dhe sportadashës të boksit.
Administratori i këtij aktiviteti, Jani Nano, njëherazi dhe trajner i ekipit të Durrësit, tregon për “DurrësLajm” se si për të dytin vit radhazi, kanë zgjedhur pikërisht Durrësin për promovimin e këtij sporti që ka arritje të mëdha.
Ndjekim prononcimin.





