Atmosferë shumë e bukur është krijuar nga fëmijët në Durrës me rastin e Ditës së Verës.

Qendra Kulturore e Fëmijëve, sektori i organizimeve masive me rastin e festës së verës, ka organizuar një aktivitet me fëmijët e ciklit para shkollor dhe të ciklit fillor.

Fëmijët e kopshteve dhe të shkollave publike të Durrësit, kanë performuar në sheshin e mbushur plot me fëmjë e prindër, në disa gjini si këngë, valle, balet, recitim etj.

Avni Çuni drejtori i QKF Durrës dhe Arian Plaku në rolin e organizatorit, bëjnë me dije se aktivitete të tilla masive ju shërbejnë kryesisht fëmijëve për të zbuluar talentin e tyre por njëkohësisht aktivizon fëmijët në veprimtari me karakter kulturor.

K.H.