Qindra femra fundjavën e kaluar hynë në një qendër tregtare në Haikou të Kinës për të marrë një burrë me qera me një çmim prej 0.15 dollarë në orë. Gjashtë beqarë qëndronin në kuti neoni ndërsa qendra tregtare filloi shërbimin më 24 dhjetor.

Sipas qendrës tregatre, klientët mund të marrin me qira ndonjë nga 6 burrat që të jenë të dashurit e tyre të përkohshëm duke skanuar një QR kod jashtë kutisë së tyre përkatëse dhe nuk është e nevojë të bëhet asnjë depozitë.

Një grua lejohet të marrë një burrë me qira deri në 1 orë por duhet ta kalojnë kohën së bashku vetëm brenda qendrës tregtare.

Ata janë frymëzuar nga kultura popullore e ndarjes së gjërave me njëri-tjetrin në Kinë, kështu që hartuan një shërbim që do ti vijë në ndihmë grave beqare.

"Ne kemi hyrë në epokën e femra beqare. Ka shumë femra beqare në Kinë,"-tha Stacy Tian, menazxher i dyqanit. "Veç kësaj, shumica e klientëve tanë janë femra, kështu që ne donim të siguronim që ata do të kishin dikë që ta kalonin Krishtlindjet."