Në kuadër të diteve europiane të trashegimisë në Durres do të hapen të gjitha qendrat muzeale të vizitueshme pa pagesë për 3 ditë dhe do të zhvillohen tema mbi Natyren, Trashegiminë dhe Edukimin.

Lidhur mbi motivimin e veprimtarive te organizuara këto ditë, punonjesja e Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare Eda Cekrezi thotë se ”Ditët Europiane të Trashëgimisë (DET) synojnë ndërgjegjësimin për rreziqet që i kanosen Trashëgimisë Kulturore, zgjimin e interesit të masës për trashëgiminë, tërheqjen e vëmendjes së publikut, por edhe politikës për nevojat e trashëgimisë, DET zhvillohen përgjatë muajit shtator në rreth 50 vende të Evropës”. 

K.H.