Dhjetëra qytetarë, student, pedagogë dhe përfaqësues të Qëndresës Qytetarë protestuan para Rektoratit të Universitetit të Tiranës, për heshtjen e institucioneve ndaj akuzave për plagjiaturë ndaj Rektorit të UT Artan Hoxha si dhe Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë Dorina Hoxha.
Me pankarta në duar ata i kërkuan Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliut pezullim të Rektorit Hoxha si dhe të zgjedhjeve deri në shqyrtimin e plagjiaturës.
Qëndresa Qytetare në nisje të procesit zgjedhor shprehu shqetësimin se 90% e universiteteve në Tiranë dhe 50% e fakulteteve të UT kanë 1 kandidat në këto zgjedhje, duke reflektuar mungesën e hapësirës për alternativat dhe kapjen e universitetit.
Prej një javë është bërë publik një fakt, ai i plagjiaturës së doktoraturës së Rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, dhe Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha ,fakte të cilat tregojnë se në Universitetin e Tiranës është vrarë meritokracia në emër të nepotizmit dhe vjedhjes, u shpreh aktivisti i Qëndresës Migen Qiraxhi.
Ky fakt publik në media dhe i denoncuar në organet kompetente do duhej të kishte tronditur Ministrinë e Arsimit, Parlamentin, Akademinë e Shkencave, grupet e interesi dhe shoqërinë, pasi po flasim për një institucion arsimor që prodhon elitat e këtij vendi, e kur rektori e pranon plagjiaturën sot, kush do t’u kërkojë llogari studentëve të tij për plagjiaturë nesër?
Përballë këtij realiteti që ka bërë që Universiteti i Tiranës pavarësisht kapaciteteve akademike në çdo rankim ndërkombëtar të renditet i fundit në Europë sa i përket cilësisë, Qëndresa Qytetare bëri publike kërkesat e saj: