Deputetët e Partisë Demokratike votuan unanimisht propozimin e kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve të tyre gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.
Që ditën e djeshme, disa parti aleate dolën në mbështetje të këtij propozimi, ndërsa deputetët e LSI-së kanë shprehur qëndrimin e tyre përmes rrjeteve sociale.
"Ky kuvend, i marre peng nga krimi i organizuar nuk eshte me vendi i kuvendimit. Arroganca e maxhorances kriminale po fundos vendin", ka shkruar Viktor Tushaj.
Klajda Gjosha shkruan në Facebook se konsensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara.
"Konsensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës. Shqiptarët meritojnë rikthimin e demokracisë së munguar."
Ndërsa deputetja Florida Kërpaçi shkruan: "Ç’vlerë ka mandati kur ai helmon popullin e tij?"
Deputetja Klejdi Mehmetaj shprehet se mandatet nuk janë të deputetëve, por të qytetarëve. “Mandatet nuk janë të deputetëve, por të qytetarëve, ata folën fort ditën e shtunë. Kundër regjimit kriminal të Edi Ramës."
“Dashuria për popullin që të rrit dhe të mëkon me atdhedashuri e patriotizëm është mandati më i madh i çdo kujt prej nesh! Lotët e popullit tim , në datën 16 shkurt, janë revolta më e madhe e këtij populli që nuk tuten nga diktatura e vendosur nga ky rregjim anti popullor . Fundi i diktaturës është çështje orësh . Populli shqiptarë ka lindur bashkë me lirinë se rrënjët i ka në Iliri e nuk duron dot institucionet e kapura.Fundi i diktaturës është vetëm çeshtje orësh. Për lirinë e vendit tim nuk ka kompromist me të keqen!”, ka shkruar Nora Malaj.
Deputeti Endrit Braimllari nuk kursen akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama që ka kthyer parlamentin në një strehë të krimit të organizuar.
"Edi Rama e kthehu Parlamentin ne strehe te krimit te organizuar. Ky Parlament eshte i krimit te organizuar dhe jo i qytetareve.
Ketij Parlamenti i dhimbset me shume kallçuku dhe kerpudha e Edi Rames sesa jeta e qytetareve."





