Qyteti i Durrësit zë një vend shumë të rëndësishëm në lëvizjen patriotike për shpalljen e Pavarësisë. Ismail Qemali kishte piketuar këtë qytet për të shpallur “mëvehtësinë”, por forcat pushtuese serbe po avanconin për ta pushtuar atë. Ismail Qemali ka arritur në Durrës me 21 nëntor 1912 dhe është pritur në qelën e Dom Nikollë Kacorrit, i cili do të ishte pas një jave edhe zëvëndës kryeministri i parë i tij.

Sipas dokumentacionit të ruajtur në arkivat dhe shtypin e kohës, delegacioni shqiptar me Ismaili Qemalin është nisur ditën e 19 nëntorit 1912, me vaporin austriak "Baron Bruck" nga Trieste drejt brigjeve të Shqipërisë dhe zbarkoi në Durrës, ku e priti Dom Nikoll Kaçorri më 24 nëntor, ora 4. Ky detaj jepet në letër këmbimin Eqrem Bej Vlora-Mustafa Kruja, “Ku isha në vigjilje të pavarësisë”: Ndonëse ishte menduar që ngritja e Flamurit të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë të Durrësit, me qëllim që të evitonin lëvizjet e mëtejshme nëpër Shqipërinë e trazuar nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç'pritej.

Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, po atë ditë Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t'i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë. Ato ditë, meqë forcat serbe përparonin shpejt drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (më 25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (më 26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës më 27 nëntor, ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës. (Historia e Popullit Shqiptar II (Botimi i tretë), Prishtinë 1979 (1.) fq.351. (2.) fq.510 )

Delegacioni me në krye Ismail Qemalin niset së bashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme më 25 nëntor nga Durrësi, duke iu shmangur rrugës kryesore dhe drejtohet për në Vlorë.

Gjatë gjithë natës banorët e Durrësit kanë vigjëluar për rreth Qelës së Dom Kacorrit, pasi reaksioni i xhonturqve dhe përkrahësit e Dhespot Jakovit, ishin mjaft aktivë. Paraditen e 22 nëntorit 1912 është bërë mbledhja me përfaqësinë e popullit, mbledhje e cila u tentua të sabotohej nga përkrahësit e Jakovit. Sipas kujtimeve të Avokatit Hysen Myshketa për mos ngritjen e flamurit në Durrës kanë luftuar Prefekti turk Mahir Beu si dhe Dhespot Jakovi.

Gjatë gjithë natës banorët e Durrësit kanë vigjëluar për rreth Qelës së Dom Kacorrit, pasi reaksioni i xhonturqve dhe përkrahësit e Dhespot Jakovit, ishin mjaft aktivë. Paraditen e 22 nëntorit 1912 është bërë mbledhja me përfaqësinë e popullit, mbledhje e cila u tentua të sabotohej nga përkrahësit e Jakovit. Sipas kujtimeve të Avokatit Hysen Myshketa për mos ngritjen e flamurit në Durrës kanë luftuar Prefekti turk Mahir Beu si dhe Dhespot Jakovi

Madje Myshketa në “shënimet e tij historike“ na sjell edhe një lojë hipokrite të Jakovit, duke e bërë që të dukej edhe më turkoshak se vetë pushtuesit dhëmbërënë tashmë : “Zotni unë qysh kur jam lindur, që kur kam ardhur ndër mend e deri sot, vetëm një flamur kam njohur, kam dashur dhe kam nderuar dhe ky është flamuri i osmanllisë. Nën këtë flamur kam rrojtur dhe nën këtë dua të vdes ”.

Gjatë rrugëtimit të karvanit të Ismail Qemalit për në Vlorë duke u bazuar në letërkëmbimin Eqrem Bej Vlora-Mustafa Kruja, botuar në “Ku isha në vigjilje të pavarësisë”, dhe shënimet e personalitetit të asaj periudhe Eqrem bej Vlora: “Kujtime 1885-1925, Botime IDK”,- Gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, që kontrollonte zonën midis Lushnjës, Fierit dhe Beratit, si pararojë të pjesës tjetër të armatës së Vardarit, që po vinte prapa në rrëmujë (e shpartalluar), dha urdhër të arrestohej Ismail beu me të gjithë kolonën e tij; për këtë arsye karvani nuk u fut në Lushnjë, por e kaloi natën në Çermë, në çifligun e Dervish bej Biçakut. Një natë e kalon në Fier tek Omer Pasha. Mirëpo gjatë natës komanda e trupave turke në Berat, nën trysninë e përfaqësuesve shqiptarë ndryshoi mendim”. Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udhëton me dy karroca dhe pas shumë peripecive, në pasditen e 27 nëntorit 1912 arrijnë në Vlorë”.