Pas qëndrimit të Presidentit Ilir Meta në lidhje me projektin e "Unazës së Madhe", ka ardhur menjëherë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në "Twitter", Rama shkruan se Meta është drejtuesi më serioz i opozitës. Duke argumentuar pikat e ngjashme me  opozitën, Rama shkruan se Meta e urren Qeverinë njësoj si ata.

"E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra "ligjore" dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes", shkruan ai.