Elon Musk ka deklaruar se do të donte të vdisja në planetin Mars. Musk e tha këtë për herë të parë në vitin 2013 në South by Southwest dhe më shumë se një dekadë më vonë, ai ende i qëndron kësaj deklarate. Afeksioni i Musk për mbijetesën ndërplanetare shkon përtej arratisjes nga një fatkeqësi e largët kozmike teksa ka të bëjë me formësimin e një të ardhmeje që ia vlen të pritet.
“Ju dëshironi të zgjoheni në mëngjes dhe të mendoni se e ardhmja do të jetë e mrekullueshme – dhe kjo është ajo që nënkupton të qenit një qytetërim hapësinor. Ka të bëjë me besimin në të ardhmen dhe të mendosh se e ardhmja do të jetë më e mirë se e kaluara. Dhe nuk mund të mendoj asgjë më emocionuese se të dal atje dhe të jem mes yjeve”, është shprehu ai në faqen e internetit të SpaceX.
Por, kjo nuk është vetëm fantazi e një miliarderi pasi SpaceX po punon në mënyrë aktive për ta realizuar atë. Së fundmi, Musk njoftoi se Starship do të niset për në Mars deri në fund të vitit të ardhshëm, duke mos bartur asgjë tjetër përveç robotit humanoid të Teslës, Optimus.
Nëse ky mision shkon mirë, njerëzit mendohet se mund ta shkelin Planetin e Kuq në vitin 2029-2030. Megjithatë, Musk nuk po flet për të vizituar Marsin. Ai flet për të jetuar atje pasi sipas tij, qëndrimi në Tokë është rrezik real duke renditur fatkeqësitë klimatike, ndikimet e asteroideve, kontrollin e Inteligjencës Artificiale.