Foto ilustruese
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi I. M., se ky shtetas ka qëndruar 3 ditë si pushues në hotelin në pronësi të tij, në fshatin Palasë, dhe është larguar pa kryer pagesën prej 450 euro.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





