Qeni antidrogë i bën gjëmën shqiptarit në Itali.

Policia e Genova-s ka arrestuar një 26 vjeçar shqiptar për posedim dhe trafik droge.

Ai u kap me 15 kilogramë kokainë. 26 vjeçari shqiptar sapo ka pikasur policinë italiane kishte ndryshuar drejtimin e mjetit të tij, gjë që ka krijuar dyshimet tek efektivët italianë.

Ai u ndoq prej saj bashkë me qenin antidrogë, shkruajnë mediat italiane.

Kur arritën në një nga parkingjet e qytetit qeni shfaqi shenja nervozizmi, duke shkuar drejt makinës së parkuar e cila rezultoi të ishte e të riut shqiptar.

Pas kontrolleve u gjetën edhe 15 kilogramë drogë e llojit kokainë.