Një qen 18-vjeçar, i sëmurë me tumor, ka shpëtuar falë dhurimit të gjakut nga një qen tjetër në moshë të njomë.
Episodi është verifikuar në qytezën e Trevilios, në Itali, me iniciativë të padronëve të kafshëve, që donin me çdo kusht të shpëtonin të moshuarin.
Qentë janë të gjinisë femërore dhe quhen Sissy, e madhja dhe Sandy, vogëlushja, e racës pitbull.
“Sissy ka qenë i gjyshes sonë, të cilës i ka bërë shoqëri për shumë vite para se ajo të ndërronte jetë në vitin 2011. Që atëherë e mora në shtëpi dhe kujdesem për të.
Është një kafshë e moshuar, fle shumë dhe nëse i hedh topin, sigurisht që nuk shkon ta kapë.
Por është shumë e ëmbël dhe nuk i mungon kurrë oreksi”, është shprehur padroni i kafshëve, Omar Mozzi.