Itali, 25 mars 2014 – Përdorimi i qenve të posaçëm antidrogë nga organet ligjzbatuese italiane ka goditur fuqishëm korrierët shqiptarë të drogës. Këta qen kanë zbuluar, kokainë, heroinë e kanabis të fshehur në automjete, barka peshkimi, banesa, madje edhe në çantën e shpinës së korrierit.

Rasti më i fundit ishte një korrier shqiptar të kanabisit, i cili me makinën me targa shqiptare udhëtonte nga Greqia në Itali. Ai sapo zbarkoi në Portin e Ankonës nga një traget i ardhur nga porti i Patrasit (Greqi) u ndesh me financierët italianë, të shoqëruar nga qeni antidrogë Nikon, i racës pastor gjerman. Nuhatja e qenit i ndihmoi financierët të zbulonin 18 pako kanabis në një fund të dyfishtë. Nga kontrolli i mëtejshëm në ofiçinë u gjetën edhe 10 pako të tjera me kanabis të futura në pjesët anësore të shasisë së makinës. Gjithsejt karabinierët sekuestruan 21 kg. kanabis, që nëse do ishin hedhur në treg arrinin vlerën 200 mijë euro..

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/