Një aksion policor i karabinierëve të Livornos ka çuar në pranga një shqiptar 40-vjeçar, që bashkëjetonte më një shtetase rumune 24-vjeçari.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, karabinierët kanë gjetur 350 gramë heroinë, 2500 euro cash dhe bizhuteri (byzylykë, varëse, vathë dhe unaza), që mendohet se i janë dhënë shqiptarit nga klientët, në këmbim të dozave të lëndëve narkotike, raportojnë mediet vendore.
Në shtëpi janë gjetur gjithashtu edhe material për peshimin dhe përgatitjen e dozave të heroinës.
Megjithëse shqiptari ishte kujdesur të fshihte drogën në një termus të salduar, heroina u zbulua nga qentë antidrogë.





