Një qen i cili po instruktohej për ndihmën që do t'u jepte njerëzve të verbër, nga qyteti San Rafaelo në Kaliforni e ka merituar titullin e heroit të ditës.
Qenin e tipit labrador dy instruktorët e kishin nxjerrë për shëtitje, dhe në një moment të rrezikshëm, ai i paralajmëroi se një automjet, drejtuesja e të cilit kishte humbur kontrollin mbi automjetin, po afrohej me shpejtësi të madhe. Instruktorët nuk e kishin vërejtur këtë, por qeni po dhe kishte sinjalizuar trajnerin që të kthente kokën dhe të largohej me shpejtësi nga trotuari.
Trajneri Todd Yurek e kuptoi shpejt se çfarë po ndodh dhe bashkë me kolegen e tij, Daniela Alvarado (e cila ishte duke e mbajtur qenin prej një shiriti), vrapoi menjëherë duke u futur në kthesë.
“Qeni e kishte parë automjetin përpara meje. Nuk e di se si do të veproja po të isha atje pa të, kështu që kurrë nuk mund t'a imagjinoj se çfarë mund të ndodhte”, tha Todd.
Tani për tani ende nuk dihet se si drejtuesja e automjetit, një grua 93-vjeçare kishte humbur kontrollin mbi automjetin e saj.
Qeni labrador ende nuk i ka kaluar të gjitha provimet për t’u bërë udhëheqës i njerëzve të verbër, por Todd beson se nuk do të ketë probleme.





