Itali, 24 qershor 2014 – Policia spanjolle (Roja Civile), në portin e Santanderit, ndërsa po kontrollonte ngarkesën e një kamioni me destinacion Anglinë, zbuloi 7 klandestinë.  Nga verifikimet rezultoi se një klandestin ishte shtetas palestinez, ndërsa gjashtë të tjerët kishin pasaporta shqiptare. Shqiptarët u dërguan në qendrën e pritjes së policisë kufitare detare të Portit të Santanderit.

Policia spanjolle vetëm pak kohë më parë ka filluar të përdorë edhe qen kërkimi për të kontrolluar automjetet, që imbarkohen nga ky port në tragetet e linjës Spanjë- Angli.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/