Itali, 9 maj 2014 – Financierët italianë në sajë të dy qenve antidrogë të quajtur Neles dhe Vamo, zbuluan 21 kg heroinë të fshehur në një fuoristradë, që po udhëtonte drejt qytetit të Polikoros, në rajonin e Bazilikatës.
Fuoristrada me targa shqiptare drejtohej nga një shqiptar 31 vjeçar, pa precedentë penalë, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.
Heroina, e cilësisë së lartë, ishte e ambalazhuar në 40 pako. Vlera e drogës së kapur shkon në 3 milion euro. Lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e fuoristradës. Shqiptari 31 vjecar u arrestua në flagrancë dhe u dërgua në burgun e qytetit të Materas.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





