Qentë mund të mësojnë brenda 8 javëve të ngasin makinën. Mos u çudisni sepse është shumë e vërtetë. Një grup animalistësh nga Zelanda e Re u kanë mësuar makinën 3 qenve në harkun kohor të 8 javëve.

Provat për drejtimin e automjetit janë bërë në një makinë Mini të modifikuar dhe qentë dukeshin mjaft të kujdesshëm ndërsa kontrollonin frenat dhe gazin me këmbët e pasme, ndërsa me putrat e përparme shtrëngonin timonin.

Projekti për t’i mësuar qenve si të ngasin makinën mbështetet nga një organizatë që mbron të drejtat e kafshëve dhe kërkon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik mbi inteligjencën e qenve të braktisur. Porter, Monty dhe Ginny janë të tre qen të braktisur, por tashmë falë këtij programi janë bërë të njohur me videon e tyre në të gjithë botën.