Koreja e Veriut publikoi dje një video të çuditshme, ku tregohet se si qentë ushtarakë stërviten për të sulmuar portretin e ministrit të Mbrojtjes në vendin armik, Korenë e Jugut.

Qentë shkatërrojnë një portret të ministrit Kim Kwan-Jin, në një video propagande, të publikuar në televizionin shtetëror.

Në video tregohet edhe se si stërviten qentë ushtarakë.

Ndërkohë SHBA kanë vendosur që të shtyjnë testimin e një rakete intekontinentale balistike, pasi druhen se një veprim i tillë do të keqinterpretohet nga vendi komunist.

Amerikanët nga ana e tyre thonë se tensioni që po krijohet në rajon nuk është dhe aq shpërthyes.

Ata janë munduar kështu që të qetësojnë situatën, e cila ka ndikuar sidomos në tregjet financiare.