FILIPINE– Kabang është emri i qenushes guximtare, e cila pak kohë më parë doli para motorrit për të shpëtuar të zotin e saj nga shtypja.

Qenushja i është nënshtruar një ndërhyrjeje të re kirurgjikale për të mbyllur plagën në turi, në mënyrë që të mos i infektohet nga bakteret.

Kabang mbeti pa turi, pasi u hodh para një motorri që rrezikonte të aksidentonte të zotin e saj.

Filipinasi Rudy Bunggal e gjeti qenushen e vogël disa vite më parë, kur një makinë i kishte shtypur këmbën. Ai e mori në shtëpi, e mjekoi dhe e rriti dhe qenushja ia ktheu më së miri nderin vetëm pak kohë më parë.

Pas përplasjes me motorrin koha e qenit mbeti në rrotat e tij dhe pjesa e sipërme u këput.

Mjekët rekomanduan në atë kohë familjen që ta vriste për t’i dhënë fund dhimbjeve të saj, por Rudy dhe të afërmit e tij e mbajtën në jetë qenushen guximtare.

Akti i Kabang është bërë i njohur në shumë vende të botës. Për t’i ardhur në ndihmë qenit dhe për të realizuar kurimin e plotë të tij po mblidhen fonde.

Kabang së fundmi është bërë nënë duke sjellë në jetë 6 këlyshë.