Në një video postuar nga mediat kosovare, shihet ish-lideri serb, tashmë i ndjerë Oliver Ivanovic, teksa u ndalon shqiptarëve të kalojnë në veri.
Xhirimet janë bërë në qershor të vitit 1999 ditët kur Kosova është liruar dhe serbët nisën të krijojnë "republikën" e tyre në veri, shkruan Magazina.al.
Kujtojmë se persona ende të panjohur e qëlluan me disa plumba në mëngjesin e sotëm liderin e SDP-së, Oliver Ivanovic pranë zyrës së tij në Mitrovicë.