Në komisionin e Ligjeve, Enkelejd Alibeaj tha se projekti për Portin e Durrësit nuk ka aspak transparencë.

Ai gjithashtu tha se nga momenti që vijnë ligje të posaçme e personale dihet fare mire se brenda ka diçka.

“Për të shpërndarë përgjegjësinë me idenë që është duke u gatuar një aferë korruptive kundër interesit të pasurisë publike. Dhe e çon në parlament e voton me ligj. dhe nesër kur letrat të hapen e konsiderojnë veten të mbrojtur, pra e ka miratuar Kuvendi.

Transparenca do të ishte reklama më e mirë. Por fakti që është zhvilluar në errësirë pranohet nga qeveria që nuk ka. Përse kërkohet i Emarit? për të ndërtuar pallate këtu ndërtojnë kushdo, por është emri i mirë që ka krijuar diku, gjithçka e fshehtë , në errësirë. Pa garë, u pranua që ky është një projekt pa garë… Mund të qeshësh, por është për të qarë.

Është pa garë dhe kjo sjell një problem të madh. Këtu u pranua se kanë shkuar dhe kanë gjetur këtë investitor që nuk më rezulton të jetë ai siç thuhet me të madhe Emar…por siç e kërkon Kushtetuta, gara është elementi për të optimizuar mbrojtjen e pasurisë publike.

Ajo që po ndodh është që porti i Durrësit po trajtohet si madh pa zot dhe po falet. Këtu u pranuar se investimi mund të jetë shumë më tepër në të ardhmen”, ka thënë ai, duke shtuar: “1.9 mld do të vijnë nga burime të paqarta e shkruan në kontratë dhe e pranuar madje. Por si ka mundësi të ndodhë kjo gjë.

Ne thërrasim Emarin nëse do të ishte Emari, garancinë e emrit dhe garancinë e investimit. I është dhënë një kompanie nga ishujt Kajman që nuk e dinë kush se kush e ka offshor.

E pyetëm disa herë dhe askush nuk dha përgjigje. Pra ky ligj i miratuar me shpejtësi nuk është asgjë më shumë se industri ndërtimi që pretendohet të mobilizojë një shumë të madhe parash. Burimi është i paqartë,” ka thënë Alibeaj.