Hollandë, 10 shtator 2014 – Ajo e mbrëmshja ishte një natë e errët për Hollandën. Kombëtarja që fitoi medaljen e bronxtë në "Brazil 2014" u mund nga Republika Çeke në ndeshjen e parë eleminatore për Europianin "France 2016".
Kjo ishte ndeshja debutuese për teknikun Guus Hiddink, por ai që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte mesfushori i Galatasaray Wesley Sneijder.
Ish interisti është rreth 1,70 metra i gjatë, por çekët i kishin vënë përpara një djalë më të gjatë. Kjo bëri që holandezi të largohej nga skuadra dhe të qëndronte vetëm deri në përfundimin e hymneve kombëtare.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





