Vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit vijon ende të jetë e rrethuar nga misteri, teksa nuk dihet motivi që qëndron pas krimit makabër.

Ditën e sotme oficeri i policisë gjyqësore ( OPGj ) ka administruar analizat e gjakut të tre fëmijëve që tani janë në paraburgimin e Durrësit.

Ekspertët dhe grupi hetues dyshojnë që tre femijët mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike për shkak të sjelljeve të tyre në burg gjatë gjithë këtyre ditëve.

Prokuroria pritet që të marrë sërish në pyetje tre fëmijët, për të ballafaquar deklaratat e tyre në lidhje me ditën kur ka ndodhur vrasja, dhe rolin që ka pasur secili.

Blerina Meta aktualisht është e lirë, edhe pse nën hetim, për akuzën e moskallëzimit të krimit.