Pas një debati të fortë mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetes Valentina Leskajt, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka dashur të qetësojë pak situatën në Kuvend, duke dhënë dy lajme të mira.

“Dua t’ju jap dy lajme të gëzueshme. E para dua t’i uroj kolegut Flamur Noka, gëzuar ditëlindjen”, ka thënë Meta dhe Noka i është përgjigjur me buzëqeshje urimit që ka marrë nga kreu i Kuvendit.

Së dyti, Meta ka njoftuar se shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do ta mbajë sot fjalimin në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo nesër siç ishte planifikuar në axhendë.