Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me demokratët në Rubik ku shpalosi programin e Partisë Demokratike me minimumin jetik prej 200 eurosh.

Teksa renditi problematikat e zonës që duhen zgjidhur, Gjekmarkaj vuri theksin te qeveria teknike, zgjedhjet e lira dhe rotacioni demokratik.

“Një takim domethënës me demokratë e qytetarë të Rubikut së bashku me Kryetarin e PD-së Mirditë, z.Aleksander Lala dhe Kryetarin e Bashkisë Mirditë, z. Albert Mëlyshi!

Të gjithë të vendosur për përballje frontale me të keqen! Të gjithë një zëri për Qeveri Teknike, zgjedhje të lira e të ndershme, rrotacion demokratik, ndalim i shpopullimit, korrupsionit dhe varfërisë. Angazhim i plotë per diasporën që të votojë ndryshimin. Dialog e llogaridhënie. Rubiku i pasurive nëntokësore i lënë në harresë në 12 vitet e pushtetit të Edi Ramës!

Qytetit i mungon hyrja, Bashkisë Mirditë nuk i mundësohet asnjë fond! Papunësi, mjerim e heqje të asistencave sociale nga Qeveria e Edi Ramës. Shkolla e qytetit ka nevojë për ndërhyrje restauruese urgjente! Ministrja Manastirliu mos ta fshehë në sirtar projektin e Bashkisë Mirditë!

Programi i PD, minimum jetik 200 euro! Pesnione mbi 200 euro ! Rrogë mesatare 1200 euro! Rrogat më të lartat në rajon për pedagogët, mësuesit dhe sistemin mjekësor! 160 milion euro per bujqesinë!

Infrastrukturë e duhur për turizëm elitar në Mirditë, Lezhë, Kurbin e kudo! Luftë bandave dhe arrogancës! PD qeveris ndershmërisht, më mirë!

Nuk duhet të harrojmë sukseset e PD, Shqipëria në NATO, Shqipëria pa viza, infrastrukturën 10 mijë km vetëm rrugë, shkolla e ujesjellës, koston e lirë e cilësinë me të cilat ndërtoheshin, rrogat e pensionet që u rriten e nuk levizën më që asokohe,TAB-in, hidrocentralet, buxhetin e parë substancial, asgjësimin e 130 bandave gjakatare në vitin e parë të qeverisjes! Demokratët janë krenar për qeverisjen e tyre, qytetarët nostalgjik për rikthimin e saj!”-shkruan Gjekmarkaj pas takimit.