Pasi republikanët nuk kanë arritur t’i bindin demokratët për të kaluar legjislacionin që mbështet funksionimin, nga ana financiare, tashmë duket e pashmangshme që qeveria amerikane të mbyllet
Qeveria amerikane pritet që të kalojë në bllokadë, në orën 12:00 sipas kohës lokale, ndërsa as republikanët, as demokratët, nuk shohin shteg tjetër.
Pas problemeve për të kaluar legjislacionin për financimin e organizmave qeveritarë, duket e pashmangshme që krejt konstrukti qeverisës amerikan të ndalojë së funksionuari.
Ky zhvillim vjen në prag të një vjetorit të Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.