Qeveria amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë vigjilentë për shkak të sulmeve të mundshme terroriste kundër komunitetit LGBTI+ në mbarë botën.
“Për shkak të sulmeve të mundshme terroriste, protestave ose akteve të dhunës kundër qytetarëve dhe interesave amerikane, Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë jashtë vendit që të tregojnë kujdes të shtuar.” tha Departamenti i Shtetit të SHBA në një direktivë të sigurisë globale të lëshuar dje, të premten.
Në të DASH shton se është i vetëdijshëm për mundësinë e shtuar të dhunës ndaj komunitetit LGBTI+, të nxitur nga organizata të huaja terroriste. Qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë në ngjarjet e Krenarisë, rekomandon DASH.